Koçijançiç: Dialogu Prishtinë-Beograd, marrëveshja varet nga progresi i bisedimeve

TIRANË, 10 shtator /ATSH/  Zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Koçijançiç tha se nuk është dështim nëse nuk arrihet marrëveshje midis Beogradit dhe Prishtinës në vitin 2019, siç tregohet në projekt-strategjinë për Ballkanin Perëndimor.

“Për mua, arritja e një marrëveshjeje nuk është kurrë një dështim”, tha Koçijançiq në një konferencë shtypi në Bruksel.

Ajo nuk ka dashur të japë ndonjë datë konkrete lidhur me arritjen e marrëveshjes, pasi sipas saj, kjo do të varet nga progresi i bisedimeve.

Koçijançiç përkujton se qëllimi i dialogut përfshin normalizimin e marrëdhënieve dhe në këtë kontekst punohet në marrëveshjen ligjërisht obliguese.

“Vështirësitë mbeten, procesi është i vështirë, pasi ka plot çështje të ndjeshme, por të dyja palët kanë nevojë hapësirë për bisedime”, porositi Koçijançiç. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.