Ballina Bota

SOFT NEWS – Prodhohet monedha prej floriri më e madhe në botë

SIDNEJ, 8 shtator /ATSH-AFP/ – Australia fabrikoi një monedhë floriri të ndërthurur me diamante të rralla ngjyrë rozë që kap vlerën e 2,48 milionë dollarëve australianë (1,5 milionë euro) për t’iu përgjigjur “babëzisë” gjithnjë në rritje të super të pasurve për koleksionin e sendeve të luksit.

Ky thesar, ku pasqyrohet ndër të tjera një anije e vjetër me vela duke lundruar mbi valë, një kërkues floriri, disa kangurë dhe një baobab australian do të shitet për çmimin më të lartë të ofruar.

Kjo është monedha më vlerën më të madhe të realizuar ndonjëherë në Australi, që do të përfundojë në duart e një blerësi nga Azia ose Lindja e Mesme./ /dm/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRruga e Arbrit, ura e Çerenecit drejt përfundimit
Artikulli tjetërSHKUP – Le Drian: Franca mbështet perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor