Ballina Aktualitet

Sezoni turistik, rritje e ndjeshme e numrit të jahteve e kroçerave

TIRANË,8 shtator /ATSH- I. Vata/ – Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë,  Damian Gjiknuri shprehet se masat e marra gjatë sezonit të fundit turistik për lehtësimin e lëvizjes ka bërë të shtohet numri i jahteve, kroçerave dhe anijeve turistike.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka marrë masa për lehtësimin e lëvizjes dhe ankorimit të mjeteve turistike gjatë këtij sezoni.

“Masat e marra gjatë sezonit të fundit turistik për lehtësimin e lëvizjes dhe ankorimit të mjeteve turistike kanë bërë të mundur që gjatë 8-Mujorit të vitit 2018 numri i jahteve, kroçerave dhe anijeve turistike të rritet ndjeshëm krahasuar me një vit më parë”, shprehet Gjiknuri. Ministri ka postuar edhe tabelat krahasimore midis vitit 2017 dhe tetëmujorit të vitit 2018, në portin e Durrësit, Shëngjinit e Sarandës ku duket qartë rritja e numrit të anijeve turistike e kroçerave.  /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKROACI – Një tërmet trondit bregdetin dalmat
Artikulli tjetërBERLIN – Kurz: Nuk mund ta lemë vetëm Italinë për çështjen migratore