RUSI – Protesta të shumta kundër rritjes së moshës së pensionit

MOSKË, 3 shtator /ATSH-ANSA/ – Mijëra rusë kanë zbritur në sheshe në të gjithë vendin për të protestuar kundër planit të qeverisë për të rritur moshën e pensionit, sipas shtypit vendas.

Njerëz të shumtë janë të mbledhur në qendër të Moskës në një manifestim të organizuar nga Partita Komuniste.

Një tjetër protestë e organizuar gjithnjë në Moskë nga partia ”Rusia e Drejtë”, ka tërhequr rreth 1 500 persona.

Manifestime janë njoftuar edhe në qytete të tjera si Vladivostok, Simferopol, Barnaul dhe Novosibirsk.

”Nuk raportohen të arrestuar për momentin. Reforma ishte propozuar në qershor për të kaluar më pas në parlament dhe që atëherë popullariteti i presidentit Putin kishte filluar të binte”, sipas shtypit.

Presidenti Putin ka miratuar një zbutje të reformës vetëm për gratë, ku mosha e pensionit për to do të ulet nga 63 vjeç në 60./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.