GJENEVË, 29 gusht /ATSH-AFP/ – Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut i cilësoi ‘’tronditëse’’ demonstratat e ekstremit të djathtë kundër shtetasve të huaj në Gjermani, ku disa mbështetës gjatë protestës marshuan duke përdorur simbole naziste.
‘’Mendoj se është mjaft e rëndësishme që drejtuesit e politikës në të gjithë Evropën të denoncojnë këtë veprim’’, deklaroi Ra’ad Al Hussein, gjatë një konference shtypi në Gjenevë.
Këto protesta nisën pasi një shtetas gjerman u vra gjatë një zënke në qytetin Chemnitz, qyteti i tretë më i madh i Saksonisë, në ish-RDGJ.
Policia arrestoi dy të dyshuar, një shtetas sirian dhe një irakian, por kjo vrasje ndezi tensionet kombëtare në lidhje me praninë e migrantëve në vend./
/v.b/













