Ballina Ekonomi

Në 6 muaj, borxhi publik ulet me 11.7 miliardë lekë

TIRANË, 29 gusht/ATSH/ Në 6 muaj, borxhi publik ulet me 11.7 miliardë lekë, apo 92.8 milionë euro.

Sipas Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, në fund të korrikut të këtij viti, borxhi publik llogaritet në shifrën prej 1 trilion e 75 miliardë lekësh të reja, ose 8.5 miliardë euro.

Kjo shifër, sado gjigande, shënon uljen e radhës, të filluar si tendencë që në fund të vitit 2015.

Në dhjetor të vitit të kaluar, borxhi publik ishte në nivelin e 1 trilion e 87 miliardë lekëve, pra kemi një ulje në shifra nominale prej 11.7 miliardë lekësh, apo 92.8 milionë euro më pak se gjashtë muaj më parë, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë./m.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakROBOTIKË – Natyra frymëzon njeriun për eliminimin e trafikut
Artikulli tjetërMarrëveshje për trajnimin dhe punësimin e të rinjve të Gjilanit