MOSKË, 28 gusht /ATSH-DPA/ – Presidenti rus, Vladimir Putin ka marrë sërish pushimet e aventurës në Siberi, u shpreh zyra e tij, që postoi disa foto të presidentit duke shijuar natyrën.
Fotot tregojnë Putinin duke bërë ngjitje në mal, duke shëtitur me barkë në lumin Jenisej dhe duke admiruar florën vendase, në shoqërinë e ministrit të Mbrojtjes, Sergei Shoigu.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov tha se Putini e kishte kaluar fundjavën në republikën e Tuvas, së bashku me Shoigun dhe kreun e shërbimit të sigurisë, FSB, Aleksander Bortnikov.
Shoigu është nga Tuva dhe për këtë arsye e ka ftuar shpesh presidentin atje.
Vitet e kaluara ai është fotografuar teksa peshkonte gjysmë i zhveshur, i hipur mbi një kalë apo duke bërë banjo dielli.
Në fotot e këtij viti ai paraqitet plotësisht i veshur./ /sm/ a.jor.













