Ballina Bota

SOFT NEWS – Gjermanët çorientohen nga një statujë e artë e… Erdoganit!

BERLIN, 28 gusht /ATSH-ANSA/ – Një statujë e artë e Erdoganit u shfaq dje në një shesh në Wiesbaden, Gjermani, dhe qytetarët kanë mbetur plotësisht të çorientuar, sipas shtypit vendas.

Në të vërtetë kemi të bëjmë me një vepër artistike, e realizuar për një bienale që po zhvillohet këto ditë, por qytetarët nuk duket se janë të vetëdijshëm për këtë dhe kanë bërë thirrje për protesta.

“Kemi marrë shumë telefonata nga qytetarë të hutuar dhe të mërzitur, pasi për shumë njerëz nuk është aspak e qartë se kjo është një vepër artistike”, tha një zëdhënës i bashkisë.

Vetë administrata e qytetit ishte befasuar nga iniciativa, pasi nuk dihej se skulptura prej katër metrash, që qëndron në qendrën historike, përfaqësonte presidentin turk, Recep Tayip Erdogan.

Bienalja, e cila ka nisur ditën e enjte, do të zgjasë deri ditën e dielë.

Erdogan do të vizitojë Gjermaninë më 28 dhe 29 shtator./   /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHaradinaj kërkon përshpejtim të zbatimit të masave për MSA-në
Artikulli tjetërBasha: Audio-regjistrimi, shantazhohet gjyqtari shqiptar në Strasburg