DAMASK, 28 gusht /ATSH-AFP/ – Qeveria siriane është gati të garantojë kthimin e një milion refugjatëve në territorin e saj pas përpjekjeve për rindërtim të nxitura nga Rusia, theksoi sot ministri rus i Mbrojtjes.
“Që prej vitit 2015, kur qytetet dhe fshatrat filluan të çliroheshin gradualisht, më shumë se një milion persona u kthyen në shtëpitë e tyre”, njoftoi Sergei Shoigu, i cituar nga agjencitë ruse të lajmeve.
“Sot, të gjitha mundësitë janë krijuar për rikthimin e gati një milion personave të tjerë”, shtoi ai.
Rusia ka ndërhyrë ushtarakisht në Siri që prej shtatorit 2015 në mbështetje të forcave të aleatit të saj, presidentit Bashar Al Asad./ /G.S/ a.jor.






















