STAMBOLL, 27 gusht /ATSH-ANSA/ – Rojat bregdetare turke kanë ndaluar në det, në javën e fundit, 608 emigrantë dhe refugjatë, të cilët u përpoqën të largoheshin nga vendi pa dokumente të rregullta dhe të arrinin në brigjet e BE-së, raportohet nga Ministria e Brendshme turke.
Rruga nëpërmjet Turqisë është rritur ndjeshëm këtë vit.
Vetëm në 7 muajt e parë, autoritetet kishin ndaluar 14 470 njerëz, që përpiqeshin të arrinin brigjet e BE-së, veçanërisht në detin Egje, me një rritje të konsiderueshme prej rreth 60%.
Nga marrëveshja e kontestuar e marsit 2016 me Brukselin, numri i njerëzve që arrijnë Turqinë çdo ditë për në Europë është zvogëluar në mënyrë të konsiderueshme./ /os/ a.jor.













