Ballina Bota

SHBA – Ndahet nga jeta senatori John McCain

UASHINGTON, 26 gusht /ATSH-AFP/ – Senatori John McCain, piloti i torturuar gjatë Luftës së Vietnamit, kandidat për drejtimin e Shtëpisë së Bardhë dhe një figurë anti-konformiste në politikën amerikane, vdiq të shtunën në moshën 81 vjeç nga sëmundja e kancerit në tru.

Zyra e senatorit republikan njoftoi të shtunën në mbrëmje vdekjen e tij, i rrethuar nga gruaja Cindy dhe familja e tij.

‘’Deri në momentin e vdekjen, ai i shërbeu me devotshmëri SHBA-së për gati gjashtëdhjetë vite’’, deklaroi zyra e tij në një komunikatë për shtyp.

John McCain që nga korriku 2017 po kurohej për glioblastomën, një formë shumë agresive e kancerit me një probabilitet shumë të ulët për të mbijetuar. Familja e tij njoftoi të premten se ai kishte vendosur të ndërpriste trajtimin mjekësor, pasi sëmundja po avanconte në mënyrë shumë të shpejtë. Ai vdiq një ditë më pas./

/v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 26 GUSHT 2018
Artikulli tjetër“HuffPost Italia” – Shqipëria nuk e harron dhe e ndihmon Italinë: “Dikur eritreasit ishim ne dhe ju na shpëtuat”