Ballina Bota

IRAN – Parlamenti voton shkarkimin e ministrit të Ekonomisë

TEHERAN, 26 gusht /ATSH-AFP/ – Parlamenti iranian votoi të dielën pro shkarkimit të ministrit të Ekonomisë dhe Financave, Massoud Karbassian, një tjetër dështim për qeverinë e presidentit Hassan Rohani, i cili po përballet me një krizë ekonomike në sfondin e  sanksioneve amerikane.

Gjatë mocionit të mosbesimit të transmetuar në radio, figura e ministrit Karbasian nuk u mbështet nga 137 parlamentarë kundrejt 121 pro dhe dy abstenime. Ai renditet ministri i dytë i shkarkuar që prej fillimit të muajit me votim në Parlament, pas atij të Punës, Ali Rabiie, më 8 gusht.

Irani po lufton për vite me radhë kundër normave të larta të inflacionit dhe papunësisë, pavarësisht nga një përmirësim i lehtë pas marrëveshjes bërthamore të nënshkruar në vitin 2015 me fuqitë kryesore, që mundësoi heqjen e sanksioneve ndërkombëtare dhe ardhjen e shumë investitorë të huaj në vend./

/v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAKU gjobit 4 subjekte për tregtim të vajit të ullirit të falsifikuar
Artikulli tjetërRriten udhëtimet me linjat ajrore, rreth 346 mijë pasagjerë në korrik 2018