Ballina Kulturë

Kisha e Shën Mërisë në Peshkëpinë e Sipërme, kthim në identitet

TIRANË, 25 gusht/ATSH/ – Pas shumë vitesh lënie në harresë, Kisha e Shën Mërisë po i nënshtrohet ndërhyrjeve restauruese, falë projektit të hartuar nga specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës.

Instituti i Monumenteve të Kulturës bën të ditur se ecuria e punimeve në këtë monument po ndiqet jo vetëm nga specialistët e IMK-së, por edhe nga profesorët e nderuar Aleksandër Meksi dhe Pirro Thomo që ofruan konsulencën dhe këshillat e tyre rreth ndërhyrjes në këtë objekt.

Kjo është një nga kishat më të vjetra, por ishte edhe shumë e dëmtuar nga harresa dhjetëravjeçare. /k.s/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBrenda 2018 përfundon rehabilitimi i 80 qendrave shëndetësore në të gjithë vendin
Artikulli tjetërKëngëtarët shkodranë bekojnë amfiteatrin e Tiranës, Veliaj: “Falemners!”