Ballina Bota

KANBERRA – Morrison kryeministri i ri australian

KANBERRA, 24 gusht /ATSH-DPA/ – Scott Morrison do të jetë kryeministri i ri australian pasi fitoi garën brenda Partisë Liberale, sipas shtypit vendas.

”Morrison fitoi më shumë vota në një garë kundër ish-ministrit të Punëve të Brendshme Peter Dutton”, u tha gazetarëve Nola Marino në Canberra.

Kryeministri në largim, Malcolm Turnbull kishte thirrur një takim pasi mori një peticion nga ligjvënësit liberalë.

Ai kishte deklaruar se nuk do ta mbante postin pa miratimin e partisë./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSezoni turistik, Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve
Artikulli tjetërFruthi mund të bëhet një sëmundje serioze, mbroni fëmijët