Ballina Lajme nga Vendi

Kategoria Superiore, ndeshje interesante në fundjavë

TIRANË, 22 Gusht /ATSH/ -Në premierën e kampionatit të 80-të të futbollit dëshira për të mos humbur dhe ambientimi deri diku me kundërshtarët e parë bëri që skuadrat të ishin disi të ndrojtura duke dhuruar pak gola në 5 ndeshjet e luajtura. Gjithsesi një ide fillestare për atë që ekipet mund të rezervojnë gjatë këtij sezoni u krijua dhe java e dytë pritet të sjellë tashmë reagime prej atyre formacioneve që nuk morën atë që dëshironin nga 90 minutat e para ose, dhe konfirmim nga skuadrat që morën rezultatin maksimal në fushë.

Në letër dy janë ndeshjet që priten më me interes, sfida e së premtes mes Tiranës dhe Teutës, dy ekipe me traditë, por dhe përballja e së dielës mes Flamurtarit dhe Kukësit. Pikërisht në Vlorë, kuqezinjtë dhe verilindorët do të kenë mundësinë për të treguar që në fillim, nëse janë gati për objektiva të rëndësishëm, teksa të dyja ende janë në kërkim të fitores së parë.

Ndeshja e fundit e javës së dytë është ndërkohë ajo mes Laçit dhe Luftëtarit, një sfidë e barabartë mes dy skuadrave që vjet arritën të kualifikohen në Europa League.

/gj.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Trump: Taksë 25% për çdo makinë të prodhuar në BE
Artikulli tjetërInvestime për t’i rikthyer shkëlqimin tempullit të artit në Fier