SHBA – Trump: Taksë 25% për çdo makinë të prodhuar në BE

UASHINGTON, 22 gusht /ATSH-ANSA/ – Do të vendosim një taksë prej 25% për çdo makinë që vjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Bashkimi Europian, deklaroi presidenti amerikan, Donald Trump gjatë një takimi në West Virginia, sipas CNBC online.

”Për çdo makinë që vjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Bashkimi Europian do të vendosim një taksë prej 25%”, tha Trump.

Deklarata e Trump vjen pak orë pas një interviste të sekretarit amerikan të Tregtisë, Wilbur Ross, në ”Wall Street Journal” mbi tarifat e makinave, që janë duke u negociuar me Komisionin Europian, Kanadanë dhe Meksikën.

Në korrik, Trump dhe presidenti i KE-së, Jean-Claude Juncker kishin rënë dakord për ngrirjen e tarifave mbi makinat./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.