Ballina Kosova

Haradinaj: Ndjenja e solidaritetit na shoqëroftë gjithmonë

PRISHTINË, 21 gusht/ATSH/- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga anëtarët e kabinetit qeveritar dhe bashkëpunëtorë të tjerë, vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës, për të uruar Festën e Kurban Bajramit. 

Kryeministri Haradinaj me këtë rast uroi Myftiun Naim Tërnava, Bashkësinë Islame të Kosovës dhe të gjithë qytetarët e besimit islam për këtë festë.

 “Shfrytëzoj rastin që t’ju uroj Myftiut Tërnava, Bashkësisë Islame të Kosovës, popullit tonë mysliman, të gjithë atyre që na e duan të mirën, me fat dhe urime Festa e Kurban Bajramit.Kjo ndjenjë e solidaritetit e të qenit bashkë na shoqëroftë edhe më tutje në ato që na presin”, tha kryeministri Haradinaj./k.s/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBankers dhe bashkia e Fierit, investime të përbashkëta në shërbim të komunitetit
Artikulli tjetërITALI – Tragjedi në një kanion, njëmbëdhjetë ekskursionistë të vdekur dhe pesë të zhdukur