TIRANË, 21 gusht/ATSH/ Projekte dhe investime të përbashkëta në shërbim të komunitetit mes bashkisë së Fierit dhe kompanisë së naftës Bankers.
Kjo ishte tema e takimit që zhvilloi kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi me Drejtorin e Përgjithshëm të Bankers, Xingyun Sun.
Takimi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit, kryesisht me kompanitë me impakt të dukshëm në ekonominë e qytetit të Fierit.
“Bashkëpunim për më shumë investime dhe mirëqenie”, u shpreh Subashi, pas këtij takimi.
Bankers Petroleum është kompania më e madhe e prodhimit të naftës në vend. Kompania vepron dhe ka të drejta për të zhvilluar vendburimin e naftës së rëndë në Patos-Marinzë dhe me interes 100% në vendburimin e naftës në Kuçovë. /m.m/j.p/




















