Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 20/8/2018

ATHINË – Përfundon pas tetë vitesh plani i ndihmës ekonomike për Greqinë.

HARMEZE (Poloni) – Takohen në Harmeze, pranë Osvieçimit (ish-Aushvici) ministrat polakë dhe gjermanë të Punëve të Jashtme, Jacek Czaputowicz dhe Heiko Maas.

UASHINGTON – Zyra e presidentit të SHBA-së për tregtinë e jashtme zhvillon konsultime mbi barrierat doganore që prekin Kinën.

XHAKARTA – Dita e parë e Lojërave Aziatike 2018.

ITALI – Vazhdon dita e parë e kampionatit italian të futbollit Serie A.

MALI KUMGANG (Kore e Veriut) – Dy Koretë organizojnë një takim të familjeve të ndara nga lufta./ /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, 20 gusht 2018
Artikulli tjetërVlorë, “Open Cinema” rikthen nostalgjinë e filmit shqiptar