Ballina Bota

INDI – 386 viktima nga moti i keq

NJU DELHI, 19 gusht /ATSH-AA/ – Numri i të vdekurve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës të shkaktuara nga reshjet e dendura në Kerala të Indisë, arriti në 386.

Deri tani, 220 mijë persona janë vendosur në qendrat e strehimit për shkak të reshjeve që vazhdojnë që prej 12 ditëve.

Përmbytjet e shkaktuara nga musonet kanë prekur 12 rajone.

Këtë vit, në shtatë shtete të Indisë gjatë sezonit të shirave musonikë, kanë humbur jetën mbi 1 000 persona.

Instituti Meteorologjik i Indisë njoftoi se prej nesër reshjet do të zvogëlojnë intensitetin./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGëzuar Ditën Botërore të Fotografisë! Tregoni bukuritë e Shqipërisë!
Artikulli tjetërSOFT NEWS – Jep një milion stërlina që britanikët t’i kthehen… BE-së!