Kambana e Kishës së Peshtanit dëgjohet sërish pas 51 vitesh

TIRANË,16 gusht /ATSH/ – Kambana është dëgjuar sërish pas 51 vitesh në Kishën e Fjetjes në Peshtan të Gjirokastrës.

Kisha hapi sërish dyert për herë të parë që prej vitit 1967 për te gjithë besimtarët.

Ajo ishte rrënuar qe ne kohen kur diktatura komuniste nisi luftën ndaj besimeve fetare duke shembur çdo objekt kulti.

Kisha e Peshtanit është është rindërtuar tashme mbi themelet e se vjetrës.

E ndërkohë që banorët u mblodhën sërish për meshën e shenjtë të lajmëruar nga kambana e cila është mbrojtur për vite me radhe nga vendasit.

Në vitin 1967, një banor i fshatit e mori në shtëpi për të mos lejuar shkatërrimin edhe sot kambana është rikthyer se bashku me jehonën e saj./a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.