Ballina Bota

ITALI – Vdes Rita Borsellino, figurë e luftës kundër mafias

ROMË, 15 gusht /ATSH-AFP/ – Rita Borsellino, motra e gjyqtarit Paolo Borsellino i cili u vra në vitin 1992, e shndërruar në një figurë në luftën kundër mafias, vdiq sot në moshën 72 vjeç, njoftuan autoritetet.

Presidenti italian, Sergio Mattarella, i cili gjithashtu ka humbur vëllain e tij të vrarë nga mafia, vlerësoi një dëshmi të njohur dhe autentike të luftës kundër mafias dhe një pikë referimi për ligjshmërinë dhe angazhimin e mijëra të rinjve.

Me profesion farmaçiste, nënë e tre fëmijëve, Rita Borsellino nuk u ndal së luftuari për të mësuar të vërtetën rreth vdekjes së të vëllait, i vrarë nga anëtarët e organizatës mafioze ”Cosa Nostra”.

E sëmurë rëndë ajo vdiq sot pasdite në Palermo, sipas mediave italiane./

/v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFT NEWS – Një skulpturë e Auguste Rodin shitet në ankand për 100 000 euro
Artikulli tjetërAustrali – Ambientalistët kritikojnë rrjetin e supermarketeve për përdorimin e qeseve plastike