Ballina Ekonomi

Peleshi: Braktisën emigracionin, tani një fabrikë përpunimi të qumështit në Shkodër

TIRANË,14 gusht/ATSH- I. Vata/ – Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi ka sjellë një rast të një shembull suksesi të emigrantëve të rikthyer në Shkodër dhe falë punës së tyre në përpunimin e qumështit ka arritur të ketë një fabrikë “Buna Farm”.

“Tre vëllezërit Alijahaj e braktisën herët emigracionin, në vitin 1994 për t’u kthyer në Shkodër, ku filluan të grumbullojnë qumështin e zonës”, shprehet Peleshi.

Fabrika “Buna Farm” e pajisur me një teknologji moderne, ka të punësuar 26 punonjës.

“E filluan biznesin e tyre me mjete artizanale, sot në fabrikën “Buna Farm” janë 26 punonjës dhe një teknologji moderne pëpunimi, duke ofruar për konsumatorin të gjitha nënproduktet e qumështit. Përmendin me krenari dimensionin social të punës së tyre, grumbullimin e qumështit në qindra familje në zonë, pa harruar nevojën që ka secili prej tyre për t’u përshtatur me standardet që kërkon ligji dhe tregu”, shprehet Peleshi.

“Buna Farm” është në treg që prej vitit 1994, prodhon djathë të bardhë dhe kaçkavall lope, Mozzarela, si produkt klasik, po ashtu dhe produkt tradicional, por me një shije krejtësisht të veçantë. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakInvestime për përmirësimin e sistemit të ujitjes në Devoll
Artikulli tjetërKosovë- Lluka kërkon angazhim për përmirësimin e performancës në minierën e Trepçës