TIRANË, 14 gusht/ATSH/ Investimet për përmirësimin e sistemit të ujitjes dhe kullimit po vijojnë në të gjitha bashkitë e vendit.
Sektori i Bujqësisë, Ujitjes dhe Kullimit, bashkia Devoll, në bashkëpunim me Agjencinë e Shërbimeve janë angazhuar maksimalisht në rehabilitimin dhe pastrimin e kanaleve ujitëse dhe kulluese.
Puna është përqendruar në vendosjen e tombinove si edhe sistemimin dhe çakullimin e rrugëve bujqësore në fshatrat Tren dhe Bitinckë.
Paralelisht vazhdon puna edhe në qendër të fshatit Progër.
/m.m/
































