Ballina Ekonomi

Investimi i parë pas 28 vitesh, fshati Xherije në Cërrik me shëtitore të re

TIRANË, 14 gusht/ATSH/ Bashkia Cërrik për herë të parë pas viteve ’90 ka nisur punën për rehabilitimin e infrastrukturës të fshatit Xherije.

Faza e parë e punimeve parashikon shtrimin e një pjese të rrugës në qendër të fshatit, ndërtimin e kanaleve të betonit si edhe mureve mbajtës. Po kështu kjo pjesë e rrugës do të ndriçohet duke e shndërruar atë në shëtitore për banorët e fshatit.

Vlera e investimit në këtë fazë të parë është 6 milionë lekë të reja.

Fshati Xherije ka vuajtur prej 28 vitesh mungesën e investimeve totale dhe lënien në harresë. Me anë të këtij investimi, bashkia Cërrik synon të përmirësojë strukturën infrastrukturore në fshatrat e territorit që mbulon. /m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTuristë francezë dhe italianë vizitojnë Parkun Kombëtar të Tomorit
Artikulli tjetër“Tradita Libohovite”, festohet në një Libohovë të transformuar