Ballina Bota

BRAZIL – Ish-ministri i Financave, Guido Mantega nën akuzë për pastrim parash

BRAZILIA, 14 gusht /ATSH-AFP/ – Ish-ministri brazilian i Financave, Guido Mantega është vënë nën akuzë për pastrim parash dhe aktakuza të tjera si pjesë e skandalit të korrupsionit që po trondit kupolën politike dhe ekonomike të vendit.

Sipas gjyqtarit Sergio Moro, Guido Mantega 69 vjeç është i akuzuar se ka pranuar shuma parash nga ana e gjigandit të ndërtimit ‘’Odebrecht’’ për të mbështetur dispozitat ligjore në favor të kompanisë.

Kjo është hera e parë që ish-ministri është i akuzuar si pjesë e mega skandalit të korrupsionit “Lavage Express” (Lava Jato), i cili zbuloi një rrjet të gjerë të marrjes së rryshfeteve që lidhen kryesisht me tregjet publike të gjigandit brazilian të naftës ‘’Petrobras’’.

Guido Mantega drejtoi Ministrinë e Financave gjatë mandatit të dytë të presidentit Luiz Inacio Lula da Silva, i cili ndodhet aktualisht në burg. Ish-presidenti (2003-2010) po vuan dënimin me 12 vite e një muaj burg për korrupsion dhe pastrim parash./

/v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Petrelë, vazhdon pastrimi dhe kujdesi për hapësirat e gjelbra
Artikulli tjetërSezoni turistik, 1531 biznese të reja