Ballina Bota

FRANCË – Neutralizohet një bombë angleze e Luftës së Dytë Botërore

RENES, 12 gusht /ATSH-AFP/ – Një bombë angleze, rreth 220 kilogramë dhe që datonte që prej Luftës së Dytë Botërore, që u gjend në fund të qershorit në qytetin Ruen (veriperëndim të Francës), u neutralizua sot, bënë të ditur autoritetet lokale.

“Operacioni u krye nga shërbimi i qytetit për çminimin dhe përfundoi rreth orës lokale 10:30 locales (08:30 GMT)”, theksoi prefektura e këtij sektori.

“Banorët kanë mundur të kthehen në banesat e tyre pak pas orës 11:00”, shtoi i njëjti burim.

Personat që banonin në një perimetër prej 270 metrash rreth bombës ishin evakuar. Rreth 630 banesa u evakuan si dhe një shtëpi pensioni, rreth 1 800 persona.

Lënda plasëse u zbulua gjatë punimeve në një lagje në afërsi të qendrës së qytetit të Rouen.

Kjo bombë do të shkatërrohet në ditët e ardhshme./
/ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPremier Liga Angleze- Liverpul e fillon mbarë, i shënon 4 gola “West Hamit”
Artikulli tjetërIRAK – Kryeministri, Haider al-Abadi anulon vizitën në Iran