BRUKSEL, 10 gusht /ATSH-AFP/ – Bashkimi Europian dënoi dje tensionet në Venezuelë dhe kërkoi një hetim për sulmin me dron gjatë një parade ushtarake të shtunën e kaluar në Karakas.
Presidenti, Nicolas Maduro akuzoi shefin e opozitës, Julio Borges, në mërgim në Kolumbi, se synonte ta vriste dhe Gjykata e Lartë venezueliane urdhëroi arrestimin e tij.
Borges theksoi se bëhej fjalë për një inskenim për të justifikuar sulmet kundër opozitës.
“Ngjarjet e fundit kanë rritur tensionet në Venezuelë”, shprehu me keqardhje zëdhënësja e shefes së diplomacisë europiane, Federica Mogherini në një deklaratë të publikuar në Bruksel.
“Bashkimi Europian hodhi poshtë çdo formë dhune dhe pret një hetim të plotë dhe transparent për dronin e së shtunës për të zbardhur faktet, në respektim të plotë me shtetin e së drejtës dhe të drejtat e njeriut”, shtoi Maja Kocijancic./
/ec/













