BUENOS AIRES, 9 gusht /ATSH-AFP/ – Senatorët argjentinas hodhën sot poshtë legalizimin e abortit në vendin e papa Françeskut duke i dhënë fund shpresave të organizatave feministe, ndërkohë që projektligji u miratua nga deputetët në qershor.
“Tridhjetë e tetë senatorët i kanë thënë “jo” tekstit që parashikon ndërprerjen e vullnetshme të shtatëzanisë (IVG) në 14 javët e para të shtatëzanisë, 31 kanë votuar pro dhe dy kanë abstenuar”, sipas rezultateve zyrtare.
Votimi u prit me thirrje gëzimi mes militantëve anti-IVG të mbledhur në Buenos Aires para Parlamentit, ku po zhvilloheshin debatet./
/ec/























