Ballina Bota

SHBA – Facebook u kërkon bankave të dhënat e klientëve

WASHINGTON, gusht  /ATSH-ANSA/ – Facebook u ka kërkuar bankave të mëdha amerikane të ndajnë informacionin financiar të klientëve të tyre duke përfshirë transaksionet me kartë krediti, në kuadër të përpjekjeve për të ofruar shërbime të reja për ‘miqtë’,  raporton “Wall Street Journal”.

Sipas  Facebook-ut po synohet  të krijohet një  platformë për blerjen dhe shitjen e produkteve dhe shërbimeve. Në kontekstin e kontakteve të nisura, privatësia është një nga gjërat që duhet zgjidhur.

Një nga bankat amerikane braktisi negociatat për shkak të shqetësimeve rreth privatësisë së të dhënave duke marrë në konsideratë gjithashtu hetimet e ndryshme të nisura kundër Facebook për lidhjet e saj me Cambridge Analytica, i cili kishte akses në të dhënat e 87 milionë klientëve të Facebook.   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakARKEOLOGJI – Peshkimi me rrjetë daton 30 000 vite më parë
Artikulli tjetërVlahutin promovon Vermoshin dhe Lëpushën