Ballina Bota

RIJAD- Arabia Saudite pezullon fluturimet për në Kanada

RIJAD, 7 gusht /ATSH-AA / – Kompania ajrore “Saudia” njoftoi se prej 13 gushtit do të pezullojë fluturimet vajtje-kthim në Toronto, sipas shtypit vendas.

Në njoftim theksohet se të gjitha fluturimet e rezervuara për në Toronto janë pezulluar me premtimin se do të gjendet zgjidhje për pasagjerët, të cilët tashmë kanë rezervuar bileta vajtje-kthim në Kanada.

Pezullimi i fluturimeve erdhi pasi Kanadaja bëri thirrje për lirimin e dy aktivistëve të burgosur për të drejtat e grave, përfshirë edhe motrën e shkrimtarit Raif Badawi, i martuar me një kanadeze.

Deklaratat lidhur me arrestimin e aktivistit shkaktuan krizë diplomatike mes dy vendeve.

Arabia Saudite njoftoi dëbimin e ambasadorit kanadez dhe krahas kësaj, të gjitha lidhjet tregtare me Kanadanë janë ndërprerë.  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZv.ministrja Çuçi: Penalitete për çdo prodhues që nuk respekton vendimin
Artikulli tjetërBRAZIL – Gjykata anulon mbylljen e kufirit për emigrantët nga Venezuela