BERLIN, 8 gusht /ATSH-DPA/ – Partia e kancelares gjermane Angela Merkel po debaton për rikthimin e shërbimit civil ose ushtarak kombëtar, shtatë vjet pas ndërprerjes në vend,
Një degë e Partisë Demokristiane (CDU) të Merkel, drejtuar nga sekretari i përgjithshëm i saj, Annegret Kramp-Karrenbauer kërkon një formë të shërbimit kombëtar për të rinjtë, por kritikët dhe ekspertët konfirmojnë se kjo nuk është në përputhje me Kushtetutën e Gjermanisë dhe ligjet europiane.
Michael Kretschmer, kryeministër në shtetin lindor gjerman të Saksonisë deklaroi sot për të përditshmen “Bild” se shërbimi kombëtar do të ndihmonte për të kapërcyer sfidat e shoqërisë si dhe për përmirësimin e kapaciteteve të mbrojtjes.
Por kritikët në CDU dhe partia Unioni Social Kristian (CSU) nënvizuan koston e rikthimit të një forme të shërbimit kombëtar që do të vinte nga buxhet i mbrojtjes që nevojitet për të modernizuar Bundeswehrin.
Shërbimi ushtarak u hoq në Gjermani në 2011 pasi qeveria vendosi të profesionalizonte Bundeswehrin./os/






















