Ballina Bota

AUSTRI – Hunt paralajmëron kundër një “divorci të stuhishëm” me BE

VJENË, 1 gusht /ATSH-AFP/ – Shefi i diplomacisë britanike, Jeremy Hunt shprehu shqetësim për rrezikun e një “divorci të stuhishëm” me Bashkimin Europian, në mungesë të avancimeve tre muaj nga fundi i parashikuar i negociatave që synojnë arritjen e një marrëveshjeje.

“Një dështim, që do të çonte në një shkëputje brutale të urave tregtare me BE në fund të marsit 2019, do të kishte një ndikim të thellë në marrëdhëniet mes Britanisë së Madhe dhe vendeve të Bashkimit Europian për një gjeneratë”, theksoi ai gjatë një vizite në Vjenë.

“Rreziku për një divorc të stuhishëm është real, gjë që do të ishte një gabim i madh gjeostrategjik”, deklaroi ai pas një takimi me homologen austriake, Karin Kneissl, vendi i të cilës siguron presidencën e radhës së BE-së.

Përfundimi i diskutimeve për Brexit, që janë përqendruar në arritjen e një marrëveshjeje për divorcin deri në fund të tetorit, para ndarjes së parashikuar më 29 mars 2019, mbetet ende i pasigurtë, pasi Brukseli mbetet infleksibël për linjat e kuqe./
/ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ “Open Cinema” kthen Gjirokastrën në qytetin e kinemasë botërore
Artikulli tjetërPARIS – Franca kërkon të mbrojë barrierën koralore nga produktet helmuese kimike