PRAGË, 31 korrik /ATSH-ANSA/ – Zbarkimi i migrantëve në Itali dhe shpërndarja e tyre në vendet europiane nuk është një sukses, por një nxitje për trafikantët, deklaroi kryeministri çek, Andrej Babis në televizionin publik duke komentuar mbi pozicionin italian.
“Nuk është një sukses, por një nxitje e re për biznesin e trafikantëve. Ne duhet t’u themi stop trafikantëve. Biznesi përfundoi dhe Europa është e mbyllur”, tha Babis.
“Zgjidhja italiane është rruga për në ferr, kryeministri Italiani nuk e kupton substancën e problemit, që migrantët që vijnë në Europë ilegalisht nuk arrijnë të punojnë, por përfitojnë nga ndihma sociale, pas pagesës së shumave të mëdha te trafikantët’’, theksoi kryeministri çek.
”Trafikantët fitojnë miliarda euro. E vetmja zgjidhje që po promovojmë është ndalimi në vendet e origjinës së migrantëve’’, theksoi Babis i cili njoftoi se do të takohej me kryeministrin italian, Giuseppe Conte, më 27 gusht./ /os/ a.jor.













