I hapet rrugë programit të veprimit për bashkëpunim ndërkufitar IPA II

TIRANË, 31 korrik /ATSH/ – Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 8 e 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave miratoi mbledhjen e së martës në parim, marrëveshjen e financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe Komisionit Europian, për programin e veprimit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë-Republika e Shqipërisë 2014-2020, alokimet për vitin 2017.

Sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij, ky vendim hyn në fuqi menjëherë, citon vendimi i Qeverisë. /e.xh/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.