BERLIN, 31 korrik /ATSH-ANSA/ – Dita e sotme është shpallur si dita më e nxehta e vitit në Gjermani, sipas shërbimit meteorologjik gjerman (DWD).
“Në Gjermaninë Qendrore dhe Lindore temperatura ka arritur në 39 gradë Celsius”, tha një meteorologe e DWD-së, e cila nuk përjashtoi arritjen e 40 gradëve Celsius.
”Dje në mbrëmje, një autobus me 120 djem, midis 10 dhe 16 vjeç, kishte bërë një ndalesë emergjente në Oldenburg sepse pas prishjes së sistemit të kondicionimit të ajrit kishte shkaktuar gjendjen e të fiktit për rreth 20 prej tyre”, njoftuan këtë mëngjes zjarrfikësit e Oldenburgut.
Dhjetë nga djemtë janë transportuar në spital me probleme të qarkullimit të gjakut dhe në disa raste për humbjen e ndjenjave./ /os/ a.jor.






















