Ballina Bota

GREQI – 91 të vdekur dhe 25 të humbur nga zjarret

ATHINË, 30 korrik  /ATSH-ANSA/ – Numuri i viktimave nga zjarret në Atikë arriti në 91, ndërsa ai i të zhdukurve është 25, sipas raportimit nga zjarrfikësit grekë, gjashtë ditë pas fatkeqësisë.

Qindra polumbarë vullnetarë kanë vazhduar këtë mëngjes kërkimet në detin e Matit, në kërkim për viktima të mundshme, ndërsa  qindra njerëz kanë marrë pjesë në meshë për të përkujtuar të vdekurit e kësaj zone, vendi më i prekur nga tragjedia.

Sipas autoriteteve, zjarri ishte i qëllimshëm dhe është përhapur shpejt për shkak të erës që arriti mbi 100 kilometra në orë.

Ky ishte zjarri më vdekjeprurës në Europë që nga viti 1900./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 30/7/2018
Artikulli tjetërSaranda me spital dhe maternitet të ri pas një kohe të gjatë braktisjeje