Ballina Bota

SONDAZH – Shumica e britanikëve për një referendum të ri për Brexit

LONDËR, 27 korrik /ATSH-AFP/ – Për herë të parë, pjesa më e madhe e britanikëve mbështesin zhvillimin e një referendumi tjetër për rezultatin përfundimtar të negociatave për Brexit, sipas një sondazhi të publikuar sot, ndërkohë që Brukseli pritet të refuzojë propozimet e reja të Londrës për një bashkëpunim të ardhshëm doganor.

Rreth 42% e britanikëve e vlerësojnë të nevojshëm organizimin e një referendumi të ri në përfundim të negociatave, ndërkohë që 40% nuk e dëshirojnë këtë, sipas sondazhit të realizuar me 1 653 persona nga instituti YouGov për të përditshmen “The Times”.

Ideja për një referendum të ri, mbështetur veçanërisht nga organizata “People’s vote”, ka fituar terren këto javët e fundit me mbështetjen e dhënë veçanërisht javën e kaluar nga ish-ministrja e arsimit, Justine Greening.

Një peticion në këtë kuadër publikuar dje nga e përditshmja “The Independent” mblodhi më shumë se 200 000 nënshkrime.

Ky propozim parashikon ruajtjen e lidhjeve tregtare të ngushta me kontinentin pas Brexit, parashikuar më 29 mars 2019 duke ngritur një sistem të ri kontrolli dhe mbledhjen e tarifave doganore në kufirin me BE-në./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBushati: Shqipëria, rrjet rajonal koordinatorësh në luftën kundër terrorizmit të dhunshëm
Artikulli tjetërPresidenti kthen në Kuvend ligjin për ndërtimin e Teatrit Kombëtar