Ballina Bota

FRANCË – Moti i nxehtë përfshin Parisin

PARIS, 27 korrik /ATSH-ANSA/ – Një i ri 20-vjeçar u gjet i pajetë dje në mbrëmje, në Bassin de la Villette, në liqenin artificial në veri të Parisit, sipas kryebashkiakes, Anne Hidalgo.

Vdekja mund të jetë e lidhur me të nxehtin e jashtëzakonshëm që po godet Parisin këto ditë.

Në një tjetër citim në Twitter, Hidalgo kujton se të bësh plazh në kanalin e Parisit dhe Senë është rigorozisht e ndaluar, kjo për çështje sigurie.

Parisi ka dhjetëra pishina dhe shumë mënyra të tjera për t’u freskuar.

Qeveria, gjithashtu, ka vendosur në dispozicion numrin falas (0800 066666) për të mbrojtur jetën e qytetarëve.

Në Francë, në vitin 2003 pati mbi 10 mijë vdekje nga të nxehtit, ku sipas llogaritjeve më të prekurit kanë qënë të moshuarit dhe gratë./   /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOra e super muzikë mbërriti, Daddy Yankee sonte në sheshin “Skënderbej”
Artikulli tjetërKalaja e Gjirokastrës atraksioni i preferuar i turistëve, rreth 50 mijë vizitorë në 7 muaj