Ballina Bota

FRANCË – Ish bashkëpunëtori i Macron, Benalla: Nuk kam qëlluar askënd

PARIS, 27 korrik /ATSH-AFP/ – Ish bashkëpunëtori i presidencës franceze, Aleksandër Benalla u shpreh në një intervistë të regjistruar për lajmet e orës 20 :00 në televizionin TF1 se nuk kishte goditur askënd në momentin e ndërhyrjes për të qetësuar protestuesit e 1 majit në Paris.

”Ka xheste që janë energjike, të shpejta por nuk ka patur asnjë goditje”, pohoi bashkëpunëtori i ngushtë i presidentit Macron, i cili u shkarkua javën e kaluar nga Elizeja.

Deklaratat e tij bien në kundërshtim me pamjet e publikuara nga ”Le Monde” më 18 korrik, që shkaktoi krizën më të thellë që ka pësuar ekzekutivi që prej fitores në maj të 2017 të Emmanuel Macron.

Një seri videosh shfaqin Benall, në atë kohë zëvendës i kreut të kabinetit të presidencës, duke goditur dhe ofenduar brutalisht protestuesit ditën e 1 majit, Festës së punëtorëve./

/v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVit i ri akademik, mbeten të pandryshuara kuotat dhe tarifat e studimit
Artikulli tjetërFOTO-Eklipsi ‘Hëna e Përgjakur’ shfaqet edhe në Tiranë