Ballina Bota

PEKIN- Shpërthim para ambasadës amerikane

PEKIN, 26 korrik /ATSH-ANSA/ – Policia kineze ka konfirmuar se shpërthimi i ndodhur sot  pranë ambasadës amerikane në Pekin ishte provokuar nga një bombë e vogël artizanale që një i ri 26-vjeçar kishte kërkuar ta hidhte, por pa sukses, duke u vetëplagosur.

I riu nga Tongliao, në Mongoli, është identifikuar me emrin Jiang.

Dyshohet se ka edhe persona të tjerë të plagosur.

Sipas ”Global Times”, një grua kërkoi të digjte veten përpara ambasadës. Ajo u shoqërua në polici. Nuk është ende e qartë se dy episodet kanë lidhje me njëra- tjetrën./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSPANJË – Madridi nuk përjashton një shtyrje të afatit përfundimtar për Brexit
Artikulli tjetërUSAID mbështet fermerët në prodhimin e perimeve në sera