Ballina Bota

STAMBOLL – Turqia: Të gatshëm të ndihmojmë Greqinë për zjarret

STAMBOLL, 24 korrik /ATSH-ANSA/ –  Turqia ka ofruar mbështetjen e saj për Greqinë për të përballuar zjarret që përfshirë zonën e Atikës në kryeqytetin grek duke shkaktuar vdekjen e rreth 50 personave.

“Ne jemi gati t’u ndihmojmë,” është shprehur ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu gjatë një telefonate me homologun grek, Nikos Kotzias.

Megjithatë, nuk është e qartë nëse Athina do ta pranojë ofertën.

Të dyja dy vendet ndahen nga një histori rivaliteti.

Në të kaluarën, të dy shtetet kanë bashkëpunuar në raste fatëkeqësish natyrore si ato të vitit 1999, të quajtura ndryshe ‘’diplomacia e tërmeteve’’./    /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVetëm në një muaj, 13 % më shumë turistë se një vit më parë
Artikulli tjetërSTAMBOLL – Erdogan i telefonon Ciprasit dhe i ofron ndihmë për zjarret