Ballina Bota

JAPONI – Vala e të nxehtit rrit shqetësimin e autoriteteve

TOKIO, 23 korrik /ATSH-AFP/ – Autoritetet japoneze vijuan paralajmërimet përballë motit të nxehtë që ka përfshirë Japoninë, me temperatura rekord në Tokio, që do të presë po në këtë stinë Lojërat Olimpike të 2020.

Me temperatura 35-40 gradë Celsius në hije dhe një lagështi mbi 80%, disa qytete japoneze janë përballur me një kombinim që mund të jetë fatal, sepse kjo dobëson mbrojtjen natyrore.

“Vala e të nxehtit ka shkaktuar të paktën 15 të vdekur në arkipelag gjatë dy javëve të para të muajit korrik, ndërkohë që 12 000 persona janë shtruar në spital”, sipas shifrave zyrtare të publikuara dje.

Temperaturat e pazakonta kanë prekur mbarë vendin, veçanërisht qytetin e Kumagaya-s, në veri të Tokios , që ka thyer rekordin kombëtar me temperatura që arrijnë në 41,1 gradë Celsius./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPD, kundër rikonfirmimit nga KPK të anëtarit të Gjykatës së Lartë, Dvorani
Artikulli tjetërFOTO/Vittorio Sgarbi për Ramën: Ndër politikanët e pakët që transformoi Shqipërinë me shpirt artisti