TIRANË, 23 korrik /ATSH/ – Institucionet/organet që me ligj kanë të drejtë të aksesojnë informacionin mbi investimet në tituj shtetërorë nga ana e personave juridikë/fizikë direkt nga sistemet që zotërojnë këtë informacion, mund të kërkojnë të drejta për aksesimin e informacionit në sistemin AFISaR.
Banka e Shqipërisë ka miratuar një seri ndryshimesh në rregulloren “Për funksionimin e sistemit qendror të regjistrimit dhe shlyerjes së titujve (AFISaR) duke saktësuar si mund të përfitohet aksesi nga organe specifike dhe kushtet për këtë akses.
Sipas vendimit të publikuar në Fletoren Zyrare, ka një seri shtesash dhe riformulimesh që i hapin rrugë të drejtës për aksesimin e informacionit, mbi bazën e rregullave dhe kritereve të përcaktuar tashmë nga BSH-ja. /e.xh/ /a.g/























