Ballina Lajme nga Vendi

Durrës, Policia këshillon drejtuesit e mjeteve për shmangien e trafikut

TIRANË, 22 Korrik/ATSH/ – Policia Rrugore Durrës vijon orientimin e drejtuesve të mjeteve, të cilët frekuentojnë aksin rrugor dytësor, Plepa -Golem.

Nisur nga fluksi i madh i mjeteve që qarkullojnë në fundjavë në segmentin rrugor Plepa – Golem, Policia Rrugore Durrës me qëllim sigurimin e lëvizjes së lirë dhe pa probleme në këtë aks këshillon drejtuesit e mjeteve, që gjatë orarit të pasdites të qarkullojnë në intervale kohe të ndryshme dhe jo në mënyrë të menjëhershme; të mos kryejnë manovra të gabuara si: Parakalime, mosrespektim të normave të shpejtësisë, mosruajtje të distancës së sigurisë së mjeteve në lëvizje, etj. Drejtuesit e mjeteve që kanë ardhur me pushime në zonën e Golemit, Mali i Robit të qarkullojnë në drejtim të Mbikalimit të Kavajës për të dalë në autostradë për në Tiranë për shkak të ngarkesës. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor Durrës do të ndëshkojnë çdo drejtues mjeti që shkel normat e Kodit Rrugor./e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak10.9 miliardë lekë nga pushteti vendor në gjysmën e parë të vitit
Artikulli tjetërZgjerimi i aktivitetit ekonomik rriti shfrytëzimin e kapaciteteve prodhuese