Ballina Ekonomi

Posta Shqiptare tejkalon të ardhurat

TIRANË, 20 korrik/ATSH/- Gjatë gjysmës së parë të vitit Posta Shqiptare tejkaloi të ardhurat me mbi 9 milionë lekë.

Në një takim ku ishin të pranishëm drejtuesit e Postës Shqiptare dhe filialeve u analizuan treguesit ekonomiko-financiarë të punës.

Posta Shqiptare gjatë kësaj periudhe rezulton me fitim, ku të ardhurat e përgjithshme janë realizuar me 100.8% me një tejkalim me vlerë absolute 9.36 milionë lekë, krahasuar me programimin e të ardhurave për këtë 6-mujor.

Fitimi i realizuar është 112 milionë lekë, ndikuar kjo nga një ulje e shpenzimeve të programuara në këtë 6-mujor.

Gjithashtu, në këtë takim, u diskutua mbi arritjet e kompanisë gjatë kësaj periudhe, problematikat e hasura dhe strategjitë e punës për 6-mujorin e dytë të vitit 2018, në mënyrë që Posta Shqiptare të jetë sa më konkurruese në një treg që sa vjen e liberalizohet.
/a.gjonaj/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Europianët, të irrituar, kërkojnë siguri për Brexit
Artikulli tjetërEksportet me Maqedoninë, Ministria për Mbrojtjen e Sipërmarrjes: Vetëm 20% e ngarkesave do të mostrohen