Ballina SPORT

FUTBOLL – “Milan” del para Gjykatës së Arbitrazhit, TAS

ROMË, 19 korrik /ATSH-ANSA/ – Sot pritet të jepet vendimi i TAS pas apelimit të bërë nga “Milani” në lidhje me përjashtimin nga kupat europiane për një sezon, të vendosura nga UEFA.

Seanca dëgjimore do të zhvillohet para një kolegji prej tre arbitrash të Gjykatës së Arbitrazhit për Sportet në Lozanë, që do të mbahet nesër.

Pas një pushimi do të paraqiten vendimet përfundimtare dhe nëse do të jetë e nevojshme do të ketë hapësirë për më shumë detaje dhe seanca pritet të përfundojë rreth orës 18:00. Më pas kolegji i arbitrave do të nxjerrë vendimin e tij.

/v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Napoli” kërkon shërbimet e mesfushorit Arturo Vidal
Artikulli tjetër“PSG”, Neymar jo më i pashitshëm