TIRANË, 19 korrik/ATSH-ANSA/ – Arturo Vidal dhe ekipi i “Bajernit” të Mynihut mund të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre.
Sipas gazetës “Bild” ekipi kampion i Gjermanisë, “Bajern” ka në plan të nxjerrë në shitje Arturo Vidal, i cili sipas tyre nuk bënë pjesë në planet e teknikut Niko Kovaç, pas mbërritjes në klub të të riut Leon Goretzka.
Të interesuarit për shërbimet e Vidal janë disa klube europiane, duke filluar nga ekipi i “Napolit” që drejtohet nga italiani Ancelotti, “Chelsea”, “Manchester United” si dhe “Atletiko Madrid”.
31 vjeçari Arturo Vidal ka një kontratë me ekipin e “Bajernit” deri në fund të vitit 2019, por kampionët e Gjermanisë kërkojnë që ta shesin si lojtar pasi nuk dëshirojnë që ta humbasin atë me parametra zero vitin e ardhshëm. /e.caushi/








