Ballina Bota

SHBA – Kudlow: Topi është në fushën e Kinës

UASHINGTON, 18 korrik /ATSH-AFP/ – Një këshilltar ekonomik i Presidentit Trump u shpreh sot se topi ishte në fushën e Kinës në sprovën tregtare që po përballet Uashingtoni me Pekinin.

“Besoj se Kina do të dëshironte një marrëveshje, por presidenti Xi nuk e aspiron për momentin”, – pohoi Larry Kudlow në stacionin informues financiar CNBC.

“Ai duhet të veprojë, ne po presim, topi është në anën e tij dhe politika e mbishtesës së çmimit nuk është alternativa e preferuar e askujt”, – deklaroi Kudlow.

Ai shtoi se Presidenti Trump ishte shumë i pakënaqur nga Kina në lidhje me të ashtuquajturat negociata dhe se ai do të vazhdonte të ushtronte presion.

Këshilltari, pjesë e administratës Trump, pretendon se mbështet tregtinë e lirë dhe është kundër tarifave doganore ashtu si sekretari për Thesarin, Steven Mnuchin, duke mbështetur gjithashtu idenë që taksat doganore të zbatohen mbi vlerën e përgjithshme prej 500 miliardë dollarë të mallrave të importuara kineze.

/v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRekomandimi pozitiv për Liberalizimin e vizave është një moment historik
Artikulli tjetërMarrëdhëniet Shqipëri-Kroaci, forcohet bashkëpunimi në nivel strategjik