Ballina Lifestyle

Shpiket Booza, akullorja që mund të përtypet

TIRANË,16 korrik /ATSH/ – Le t’i themi lamtumirë akullores tradicionale. Moda e re, nisur nga New Yorku, quhet Booza. Është një akullore e pazakontë, si gomë për t’u përtypur dhe rezistente ndaj nxehtësisë.

Kjo çudi e radhës vjen nga dyqani “Republic of Booza” në Brooklyn, por është përsëritje e një recete të vjetër nga Lindja e Mesme që daton rreth 500 vjet më parë.

Dy përbërësit që e bëjnë këtë produkt unik janë salepi dhe rrëshira, e cila kultivohet vetëm në ishullin grek të Kios. Kjo e fundit i jep akullores një lloj elasticiteti të ngjashëm me çamçakëzin.

Shijet më të reja si: karamel i kripur, çokollata e bardhë me piperin e Sichuan apo çiftëzimi i shafranit me copëza speci, e moderojnë më shumë recetën.

E ngjashme në strukturë me mocarelën, kjo lloj akulloreje mund të shijohet edhe duke e rrotulluar rreth lugës.

Mund të mos jetë e preferuar për ata që dashurojnë akulloren tradicionale, por fakti që sfidon temperaturat e larta dhe nuk shkrin, e ka bërë një trend të kësaj vere./a.a/ j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPolicia zbardh në kohë rekord grabitjen me armë në Dibër
Artikulli tjetërFOTO/ Dalin në ankand sendet personale të Prince